Fermerët e Pellagonisë bllokojnë rrugën Prilep-Manastir, kërkojnë subvencionet e prapambetura

Protesta e fermerëve nga Pellagonia u zhvillua sot pranë Topolçanit, ku ata bllokuan rrugën Prilep-Manastir për të shprehur pakënaqësinë ndaj gjendjes në bujqësi. Në këtë aksion atyre iu bashkuan edhe bujq nga rajone të tjera.

Të lidhura

None found

Fermerët renditën si shqetësime kryesore subvencionet e papaguara, vonesat në pagesat për bagëtinë, çmimin e ulët të qumështit, vështirësitë me Programin e Subvencioneve dhe rritjen e shpenzimeve të prodhimit.

Sipas tyre, shtrenjtimi i naftës dhe i lëndëve të para e ka rënduar aq shumë situatën, sa aktiviteti i tyre po mbetet në kufijtë e mbijetesës. Ata shprehen të pasigurt nëse do të mbjellin grurë dhe nuk dinë se kujt apo me çfarë çmimi do ta shesin, në mungesë të një çmimi garantues të blerjes nga shteti.

Kopshtarët kërkuan që edhe speci të blihet me garanci, njësoj si duhani, ndërsa vreshtarët kërkuan mbështetje shtesë. Në protestë u kërkua gjithashtu promovimi i IPARD-it dhe i Programit Kombëtar./Telegrafi/


Shtuar më 30.09.2026 19:20

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet