Pas takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është larguar nga godina e Kryeministrisë.
Hapi i radhës në axhendën e vizitës zyrtare në Tiranë ishte Presidenca, ku ajo pritet të zhvillojë një tjetër takim.
Të lidhura
None found
Qëndrimi i Von der Leyen në Kryeministri u shoqërua me masa të shtuara sigurie. Gjatë kësaj kohe, qytetarë dhe aktivistë protestuan jashtë godinës.
Situata u tensionua në disa momente mes protestuesve dhe forcave të Policisë, pasi efektivët nuk lejuan afrimin e tyre pranë perimetrit të sigurisë.
