Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Partnerët tanë nuk kanë shprehur shqetësim, drejtësia të vijojë punën

Gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama komentoi debatet e fundit lidhur me hetimin dhe masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.

Rama deklaroi se këto zhvillime nuk kanë ndikuar në mënyrën se si partnerët evropianë e perceptojnë Shqipërinë. Sipas tij, vlerësimi për vendin lidhet me përpjekjet e përditshme dhe faktet konkrete, ndërsa çështjet hetimore duhet t’u lihen institucioneve të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Ai tha se materialet e hetimit, të bëra publike në mënyrë sporadike, nuk duhet të përdoren për të ndikuar te opinioni publik dhe se përgjigjet përfundimtare do të dalin gjatë procesit gjyqësor.

“Kjo është një çështje që duhet t’i lihet gjykatës dhe jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik. Procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cenuar sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet me partnerët tanë”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se asnjë partner ndërkombëtar nuk i ka përcjellë shqetësime lidhur me këtë situatë. “Pres që prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e vet dhe, në fund, të dalë edhe rezultati”, tha ai.


Shtuar më 30.09.2026 18:57

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet girişholiganbet