Dy aksidente fatale në punë në Itali: 55-vjeçari humb jetën nga djegiet, 48-vjeçari bie nga lartësia

Dy punëtorë kanë humbur jetën në aksidente të ndodhura në Itali, njëri në zonën e Ankonës dhe tjetri në provincën e Milanos.

Të lidhura

None found

Në uzinën e Fincantieri-t pranë Ankonës, një punëtor tunizian 55-vjeçar u përfshi nga flakët teksa punonte në turnin e natës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të 29 shtatorit, kur ai dhe një punëtor tjetër, 29 vjeç me origjinë nga Bangladeshi, ndodheshin në një anije brenda një kapanoni.

55-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak më vonë si pasojë e djegieve të rënda. I plagosuri tjetër pësoi djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Ankonës dhe më pas u transferua në Qendrën e të Djegurve të Rëndë në Pisa.

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi flakën. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ajo të ketë nisur nga një shkëndijë gjatë prerjes me pishtar dhe acetilen. Në vendngjarje ndërhynë edhe specialistët e Policisë Shkencore.

Pas aksidentit, sindikata të ndryshme shpallën një grevë tetëorëshe dhe organizuan një protestë përpara uzinës.

Në provincën e Milanos, një punëtor 48-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej rreth tetë metrash. Ai po punonte për zbrazjen e një solete të një ndërtese rurale. Punëtori që ndodhej bashkë me të nuk pësoi lëndime.

Ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, ku siguruan zonën. Karabinierët dhe Policia Lokale po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.


Shtuar më 30.09.2026 14:09

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş