Andrej Petrov, anëtar i kryesisë së LSDM-së dhe pjesë e “Platformës 12:05”, ka shpjeguar arsyet që çuan në krijimin e këtij fraksioni brenda partisë. Sipas tij, nisma u formua si pasojë e pakënaqësisë ndaj mënyrës së drejtimit aktual.
Të lidhura
None found
Në një deklaratë për 4TV, Petrov tha se platforma gëzon mbështetjen verbale të 90 për qind të deputetëve të LSDM-së që bëjnë pjesë në grupin parlamentar.
Ai sqaroi se deputetët ndodhen në një pozicion delikat, pasi janë pjesë e një grupi të vogël parlamentar, ndaj anëtarët e platformës nuk synojnë të vendosin askënd përballë përgjegjësive që mund t’i shkaktojnë pasoja personale. “Verbalisht, kemi mbështetjen e 90% të deputetëve të LSDM-së. Megjithatë, bëhet fjalë për deputetë që janë në një situatë specifike dhe delikate”, deklaroi Petrov.
Disa ditë më parë, edhe deputetja Sllavjanka Petrovska u shpreh se fraksioni u krijua pasi kërkesat për ndryshime në politikëbërje nuk u dëgjuan. Ajo tha se këto çështje ishin diskutuar edhe me kryetarin aktual, Venko Filipçe, por pa gjetur mirëkuptim.
