Heidi Baci në “Tech Talk”: Pandemia i ndërpreu studimet për farmaci, ndërsa fama i erdhi krejt papritur

Emisioni i ri “Tech Talk”, i moderuar nga Kristi Gongo dhe Kushtrim Shala, u shfaq për herë të parë këtë të martë në ekranin e Top Channel.

E ftuara e puntatës së parë ishte Heidi Baci, moderatorja e “Për’puthen” dhe ish-finalistja e BBVA 3. Gjatë bisedës, ajo tregoi për rrugëtimin e saj, duke nisur nga pasioni për farmaceutikën deri te njohja publike, e cila sipas saj erdhi në mënyrë të papritur.

Të lidhura

None found

Baci rrëfeu se kishte zgjedhur fushën e mjekësisë, veçanërisht farmaceutikën, por planet e saj ndryshuan pas shpërthimit të pandemisë globale të COVID-19 në vitin 2021. Në atë periudhë, ajo kishte përfunduar trevjeçarin e parë të studimeve.

“Kisha dëshirë të ndiqja farmaceutikën, por jeta më drejtoi në një tjetër rrugë. Problemi global i COVID-it ndodhi pikërisht pasi mbylla trevjeçarin e parë, ndaj nuk arrita të përfundoja specializimin që doja në farmaceutikë. Megjithatë, mund të bëheshe biologe, të studioje kiminë dhe analizat. Madje kisha mësuar edhe si të hapja e të mbyllja leprovetën me një dorë, sepse ishte pjesë e testit. Vendosa të mos e vazhdoja më, pasi në Itali do të merresha me kryerjen e testeve në një periudhë shumë të vështirë për shtetin dhe njerëzit. Në atë kohë nuk mund të hyje askund pa bërë testin e COVID-it”, u shpreh ajo.

Gjatë emisionit, Heidi foli edhe për raportin që ka krijuar me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo deklaroi se u është mirënjohëse, pasi beson se mbështetja e tyre ka ndikuar drejtpërdrejt në ndërtimin e karrierës së saj.

“Ata janë shumë të lidhur me mua. Kur mendoj për këtë marrëdhënie, kuptoj se nuk e di se ku do të isha pa ta. Ndjekësit kanë qenë forca ime më e madhe dhe unë e shijoj shumë raportin që kemi. E kam vendosur veten në një situatë ku flitet për mua, ndaj nuk më shqetëson as kritika. Nëse do ta vendosja në peshore, dashuria e audiencës sime do të fitonte gjithmonë. Prandaj nuk e kam problem edhe kur kritikohem, sepse ata, praktikisht, më ndërtuan një karrierë”, përfundoi Baci.


Shtuar më 30.09.2026 10:55

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş