99 deputetë mbështesin deklaratën për Specialen, Fadil Maloku tregon rëndësinë e saj

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën deklaratën për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Përmes këtij dokumenti, deputetët e kanë kundërshtuar si të papranueshëm vlerësimin për ekzistencën e një “qëllimi të përbashkët kriminal”.

Profesori Fadil Maloku deklaroi për “Bota sot” se fakti që deklarata mori 99 vota pro dëshmon për një pajtim të gjerë politik në Kuvend.

Sipas tij, rëndësia e këtij miratimi është veçanërisht e madhe në rrethanat aktuale, pasi përfaqëson përpjekjen e institucioneve për të formuar një qëndrim të përbashkët ndaj një çështjeje që lidhet me luftën e UÇK-së dhe procesin e shtetformimit të Kosovës.

“Miratimi i kësaj Deklarate me 99 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime, është një tregues domethënës se ka nisur të ndërtohet një formë konsensusi politik.

Image

Duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhet aktualisht Kosova, pesha e saj, në vlerësimin tim sociologjik, është pa dyshim shumë më e madhe.

Kjo deklaratë tregon qartë se Kuvendi po synon të krijojë një qëndrim kolektiv institucional ndaj një ngjarjeje që nuk prek vetëm individët e dënuar, por edhe mënyrën se si një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare e kupton luftën e UÇK-së dhe shtetformimin e Kosovës”, tha profesori.

Maloku e përshkroi deklaratën si një hap të rëndësishëm për legjitimimin politik dhe forcimin e kujtesës kolektive. Megjithatë, ai theksoi se ajo nuk përbën akt juridik dhe nuk mund të ndikojë në vendimin e gjykatës.

Profesori nënvizoi gjithashtu se votimi tregoi mundësinë që Kuvendi, përmes solidaritetit dhe vullnetit të përbashkët, të kapërcejë ndarjet politike dhe bllokadat.

“Unë do ta cilësoja si një akt të rëndësishëm të legjitimimit politik dhe të konsolidimit të kujtesës kolektive, por jo si një akt juridik që mund të ndërhyjë në vendimin gjyqësor.

Megjithatë, në këtë rast vura re edhe një paradoks interesant sociologjik. Një Kuvend që deri dje prodhonte polarizim dhe bllokim, sot dëshmoi se, kur ekzistojnë solidariteti dhe vullneti i mirë, mund të ecet përpara”, përfundoi ai.


Shtuar më 29.09.2026 17:01

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet