Instituti i Shëndetit Publik në RMV do të zhvillojë më 29 shtator, në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës, një aktivitet parandalues në terren për të informuar qytetarët mbi kujdesin ndaj shëndetit kardiovaskular dhe mënyrat e parandalimit të sëmundjeve të zemrës.
Të lidhura
None found
Të martën, më 29 shtator 2026, duke nisur nga ora 10:30, ekipet e ISHP-së do të vendosen në një pikë kontrolli në qendrën tregtare Diamond Mall. Qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë ekzaminime dhe të marrin këshilla pa pagesë nga ekspertët.
Gjatë aktivitetit pritet të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Sipas ISHP-së, nisma synon të përcjellë përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët rëndësinë e kontrolleve të rregullta, identifikimit të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe ndjekjes së një stili jetese të shëndetshëm./Telegrafi/
