Me mijëra emigrant që kthehen nga vendet përëndimore ku jetojnë e punojnë, po kthehen në Kosovë, për t’u bashkuar me familjarët e tyre dhe për të shijuar sadopak pushimet verore.
Mirëpo dyndja e madhe e tyre, ka bërë që të bllokohen pikat kufijtare dhe ata të ballafaqohen me radhë të gjata pritjeje.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin deri në shatë orë.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë dhe atë deri në shtatë orë e gjysmë. Kolonat e automjeteve në pritje në pikën kufitare në Merdarë në dalje janë të gjata në 3.500 metra.
Pritje ka edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhe, Mutivodë dhe Jarinje. Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës./albeu.com/