Një i ri ka rënë nga kati i tretë i banesës në Krujë dhe ka humbur jetën.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë.
Lajmin e bëri të ditur Policia e shtetit e cila deklaroi se 25-vjeçari me iniciale K.Ç. dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/