Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka porositur një grup ministrash dhe zyrtarësh të lartë që të fillojnë hartimin e një padie kundër presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.
Të lidhura
None found
Sipas raportimit të agjencisë izraelite i24NEWS, fokusi kryesor i kësaj çështjeje do të jetë mbi mënyrën se si trajtohet pakica kurde në Turqi, si dhe pretendimet për mbështetje financiare të Hamasit nga ana e qeverisë turke.
Vendimi i Netanyahut dyshohet se erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së Erdoganit, i cili njoftoi se i ishte drejtuar Interpolit për të lëshuar një “njoftim të kuq” për kryeministrin izraelit, duke e akuzuar atë për gjenocid.
Duke cituar burime pranë qeverisë izraelite, i24NEWS raporton se kjo nismë është pjesë e një sërë hapash përshkallëzues që po ndërmarrin të dyja vendet. Izraeli mund ta dërgojë çështjen drejtpërdrejt në gjykatë ose të kërkojë që një shtet tjetër ta iniciojë procesin.
Vlen të theksohet se Izraeli nuk e njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pasi nuk është anëtar i Statutit të Romës. Edhe Turqia nuk e ka ratifikuar këtë dokument.
Megjithatë, burimet e sipërpërmendura tregojne se Izraeil nuk ka si qëllim kryësor çuarjen e procesit deri në fund. Në vend të kësaj, ekzistenca e një çështjeje të lillë mund të shërbejë si instrument presioni ndaj Erdogan-it dhe si një mjet parandalues.
As Zyra e Kryeministri izraelit dhe as zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë në Izrael nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me këtë raportim.
