Uzuni pas fitores me Bjellorusinë: Për Kombëtaren luaj në çdo pozicion, rëndësi ka të fitojmë

Shqipëria e nisi me sukses rrugëtimin në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”. Pas përfundimit të takimit, Myrto Uzuni ndau me mediat emocionet e tij për fitoren.

Të lidhura

None found

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Sa herë marr ftesën për Kombëtaren, nuk hezitoj asnjëherë, pasi përfaqësimi i Shqipërisë është një kënaqësi dhe nder i veçantë. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe në këto sfida është thelbësore të përmbushim detyrat tona”, u shpreh Uzuni.

Futbollisti foli edhe për mënyrën se si ekipi pret lojtarët e rinj, duke theksuar mikpritjen si një tipar të shqiptarëve.

“Ne shqiptarët jemi një popull mikpritës. Lojtarët e rinj përpiqemi t’i afrojmë sa më shumë, në mënyrë që të ndihen pjesë e grupit tonë. Secili futbollist dëshiron të japë më të mirën dhe ne ndihemi shumë të lumtur sa herë bashkohemi me Kombëtaren”, tha ai.

Uzuni sqaroi gjithashtu se te ekipi i tij aktivizohet kryesisht si sulmues i krahut të majtë, ndërsa me fanellën kuqezi është i gatshëm të luajë kudo.

“Në ekipin tim luaj më tepër si sulmues i majtë, ndërsa në këtë ndeshje u aktivizova si lojtar i pestë. Për mua nuk ka rëndësi pozicioni ku luaj me Kombëtaren; mjafton të jem në fushë dhe të arrijmë fitoren”, përfundoi Uzuni.


sultanbeyli escortJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetjojobet güncel girişjojobet güncel girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetzbahisjojobetsekabetcasibomcasibomcasibomzbahis