“As në skenarët më të errët të Netflix-it”/ Artan Hoxha për çështjen e Vlora Hysenit: Asnjë shërbim armik nuk do ta godiste kështu SHISH-in

Gazetari Artan Hoxha e cilësoi arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hysenit, si një nga goditjet më të rënda që ka përjetuar institucioni shqiptar i inteligjencës. Gjatë emisionit “Kjo Javë” në News24, në bisedë me gazetaren Nisida Tufa, ai deklaroi se depërtimi i krimit të organizuar në strukturat shtetërore ka kaluar edhe parashikimet më të pabesueshme.

Duke komentuar faktin që ish-kreu i SHISH-it ndodhet tashmë në arrest shtëpie, Hoxha tha se shoqëria është përballur me aq shumë ngjarje të rënda, sa edhe skandali më i madh rrezikon të shihet si diçka normale. Sipas tij, shumë prej këtyre zhvillimeve janë denoncuar më herët, por tashmë ato po shoqërohen edhe me prova, çka megjithatë nuk i bën më pak të pabesueshme.

Të lidhura

None found

“Gjatë afro 30 viteve të karrierës sime si gazetar, nuk e kam imagjinuar kurrë që krimi i organizuar të arrinte në nivele të tilla”, u shpreh ai, duke rikujtuar historinë e shërbimit informativ shqiptar, fillimisht SHIK, ose Shërbimi Informativ Kombëtar, dhe më pas SHISH, Shërbimi Informativ Shtetëror.

Hoxha theksoi se këto struktura kanë kaluar periudha kur kishin peshë të madhe dhe ngjallnin frikë, ndërsa kanë kryer operacione që kanë lënë pasoja edhe sot. Ai përmendi shoqërime, rrëmbime, tortura dhe deri në zhdukjen e njerëzve. Megjithatë, sipas tij, ndonëse organi ishte represiv dhe i shërbente pushtetit të kohës, ai nuk kishte rënë nën kontrollin e krimit të organizuar.

Nisida Tufa vuri në dukje se, duke qenë se SHISH-i bashkëpunon me shërbime partnere dhe aleate, misioni i tij kryesor është mbrojtja e vendit nga kërcënimet e jashtme.

Hoxha u përgjigj se bëhet fjalë veçanërisht për kërcënimet që vijnë nga vendet armike. Ai tha se Shqipëria i ka pranë “armiqtë natyralë”, të cilët përpiqen vazhdimisht ta dobësojnë vendin si demokraci, shoqëri dhe shtet. Sipas tij, disa prej këtyre përpjekjeve kanë pasur sukses, ndërsa të tjera kanë dështuar.

Megjithatë, gazetari deklaroi se as shërbimet armike nuk do ta kishin imagjinuar një operacion që do t’i shkaktonte shërbimit shtetëror shqiptar një katastrofë të tillë. Ai tha se, edhe nëse Federata Ruse, shërbimi serb, ai grek dhe shërbimi iranian do të bashkoheshin dhe do të përdornin të gjitha burimet financiare, njerëzore e teknologjike, nuk do të arrinin një rezultat të tillë.

“Këtë nuk e realizuan shërbime të mëdha, me famë globale dhe me një famë të keqe, por e arriti shërbimi i Sukthit, shërbimi i Xhavzotajt dhe i Hamllajt”, tha Hoxha, duke e përshkruar situatën si një skenë apokaliptike.

Ai shtoi se edhe për adhuruesit e serialeve të Netflix-it, përfshirë “Narcos”, do të ishte e vështirë të imagjinonin një histori të tillë. Sipas Hoxhës, as regjisorëve të njohur nuk do t’u shkonte ndër mend ta kthenin në skenar fiction një ngjarje që në Shqipëri është bërë realitet.


sultanbeyli escortJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom