13 gushti ka shënuar 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë zë Ohrit.
Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konflikteve të armatosura në Maqedoninë e Veriut, duke firmosur një kapitull të ri të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe krijimin e shtetit.
Marrëveshja e Ohrit u arrit pas 10 ditë negociatash intensive, mes partive kryesore si VRPMO-DMPE, partia e kryeministrit Zaev, LSDM, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia për Prosperitet Demokratik.
Marrëveshja mban vulën e kreu të shtetit të asaj kohe Boris Trajkovski dhe rol mjaft të rëndësishëm luajtën edhe dy të dërguarit e posaçëm të SHBA-ve dhe BE-së.
Kryeministri i vendit Zoran Zaev tha gjatë fjalës së tij se marrëveshja e Ohrit afroi shqiptarët me maqedonasit.
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit përcolli mesazhin për mirëkuptim, ndjesë dhe falje të ndërsjelltë mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve tanë.”
Sot pas 20 vitesh, ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrnes gjatë fjalimit të mbajtur lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, tha se kjo marrëveshje nuk është e përsosur, por e futi Maqedoninë e Veriut në NATO dhe tani po i afrohet pranimit në Bashkimin Evropian.
Një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes së Ohrit, është përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit, në përputhje me përfaqësimin e popullsisë në shtet në bazë, të dhënave zyrtare.
Pjesa më e madhe e institucioneve kanë arritur të realizojnë këtë shtyllë të dokumentit kornizë, megjithëse sfidë mbetet përfaqësimi i shqiptarëve me kuadër cilësorë.