Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, plagoset 33 vjeçari brenda një hoteli, shoqërohen 7 persona

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku si pasoje e të shtënave u plagos një 33 vjeçar në dhomën e hotelit.

Mësohet se i plagosur ka marrë plagë në bark dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku po i nënshtrohet operacionit.

Ndërkohë, për ngjarjen janë shoqëruar 7 persona./albeu.com/

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.