Chelsea fitoi Superkupën e Europës duke mundur Villarrealin me penallti, duke u konfirmuar dhe një herë si klub pretendet për Champions, sidomos me blerjen e Lukakut së fundmi.
Roman Abramovich ka shpenzuar, por mbi të gjitha një menaxhimi të virtytshëm të klubit dhe një personi të veçantë, është Marina Granovskaia, drejtoreshë e klubit dhe krahu i djathtë i manjatit rus për 20 vjet.
Pas përfundimit të studimeve, ajo filloi si ndihmëse në kompaninë e naftës Sibneft, e cila më pas iu shit gjigandit Gazprom për një shumë që tejkalon 10 miliardë euro.
Marina Granovskaia mbërriti te skuadra e Chelsea-t në vitin 2003 së bashku me manjatin rus, i cili zgjodhi 46-vjeçaren të ishte pjesë e aventurës së tij në Londër. Fillimisht ishte në bordin e drejtorëve në vitin 2013, dhe më pas u bë shefe ekzekutive.
Për shtatë vjet ajo ka udhëhequr dhe përfaqësuar Chelsea-n në të gjitha aspektet dhe, pavarësisht se ka një rol kaq të rëndësishëm, ajo kurrë nuk ka dhënë një intervistë. Për këtë arsye, sa më shumë që vitet kalojnë dhe fitoret e Chelsea-t rriten, aq më i madh misteri përreth kësaj gruaje, e cila portretizohet si një punëtore e palodhur, e pranishme në zyrën e saj në Cobham për një numër të madh orësh në ditë.
Për të dhënë një ide për rëndësinë e saj, në 2018 Times e kurorëzoi atë “gruan më të fuqishme në futboll”, ndërsa revista Forbes zgjeroi fushën, duke e vendosur atë në vendin e pestë midis grave më me ndikim në sport. Marina Granovskaia bëri një marrëveshje për 60 milion £ në vit me Nike deri në vitin 2032, një shumë e madhe.
Merita e saj është edhe lindja e një projekti në vitin 2012 si, “programi i huazimeve”. Për nëntë vitet e fundit, Chelsea ka monitoruar një numër monstruoz të lojtarëve, të cilët i çojnë në huazim çdo sezon. Nëse ato tregohen të dobishëm për klubin, ata kthehen te Chelsea, siç ndodhi me Mason Mount, Tammy Abraham dhe Kurt Zouma.
Përndryshe, ato shiten për të fituar para, siç u bëme Pasaliç, shitur tek Atalanta për 15 milion euro. Marina është ajo që vendos merkaton e klubit që nga viti 2011,kur debutoi me blerjen e Fernando Torres nga Liverpool që më pas rezultoi dështim. Që atëherë, ajo ka sjellë në Londër shumë emra të të gjithë respektit dhe dora e saj është ndjerë në merkato duke firmosur me Lukaku, Ziyech, Timo Werner, Thiago Silva e shumë emra të tjerë.