Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestës, deklaroi sonte se tubimi në përkrahje të UÇK-së ka hyrë në ditën e shtatë dhe se pjesëmarrësit mbeten të vendosur për të vijuar, pa u lodhur apo tërhequr.
Të lidhura
None found
Duke iu referuar 28-vjetorit të rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Haziri tha se një javë protestë është shumë pak në krahasim me sakrificën e dëshmorëve.
Sipas tij, kjo protestë nuk ka karakter partiak, por është organizuar për një kauzë dhe për të kundërshtuar atë që protestuesit e cilësojnë si përpjekje për njollosjen e luftës së UÇK-së.
Gjatë fjalës së tij, Haziri përmendi edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili është dorëzuar në Kuvend, ndërsa kërkoi që institucionet të japin përgjigje.
