Një e re 21-vjeçare humbi jetën në Fairbanks të Alaskës, pasi u qëllua pa dashje nga partneri i saj 22-vjeçar.
Të lidhura
None found
Sipas autoriteteve vendase, Landon Lowrance po luante me një revolver dhe e kishte drejtuar atë nga CloeRae McBrayer kur arma u shkrep. Ngjarja është raportuar edhe nga The Sun.
Ngjarja tragjike ndodhi më 16 shtator, rreth orës 21:12. Një mik i Lowrance telefonoi shërbimet e emergjencës për të njoftuar se ishte dëgjuar një e shtënë.
Pas mbërritjes në banesë, efektivët gjetën 21-vjeçaren pa shenja jete. Ndërkohë, 22-vjeçari ishte plagosur rëndë, pasi kishte qëlluar veten me një armë tjetër.
Lowrance u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Policia e ka cilësuar vdekjen e tij si vetëvrasje.
Autoritetet vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Familja e McBrayer ka treguar se ajo ishte pranuar së fundmi në Universitetin e Alaskës në Fairbanks, ku do të studionte për t’u bërë mësuese.
