Ferran Torres dhe Marquinhos i japin PSG-së fitoren në derbin ndaj Marseille

Paris Saint-Germain triumfoi 2-1 kundër Marseille në derbin e madh francez, të zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë të Ligue 1.

Të lidhura

None found

Përballja ishte e fortë dhe të dyja ekipet krijuan raste, megjithatë të gjithë golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 66-të. Ferran Torres kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe, me një goditje të fuqishme me kokë, kaloi PSG-në në epërsi 1-0.

Përgjigjja e Marseille erdhi vetëm gjashtë minuta më pas. Angel Gomes zhvilloi një aksion të bukur individual dhe mposhti portierin Matvey Safonov me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke barazuar shifrat në 1-1.

Skuadra parisiene reagoi menjëherë dhe e rimori avantazhin në minutën e 74-të. Marquinhos përfitoi nga një top i mbetur në zonë, reagoi përpara të gjithëve dhe e dërgoi atë saktësisht në këndin e poshtëm për rezultatin 2-1.

Vështirësitë e Marseille u shtuan në minutën e 77-të, kur Timothy Weah u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Marseille kërkoi barazimin. Pierre-Emile Højbjerg provoi me një goditje nga jashtë zonës, por Safonov ndërhyri në mënyrë të shkëlqyer.

Në krahun tjetër, PSG krijoi mundësi për ta vulosur më herët rezultatin, por Maghnes Akliouche dhe Nuno Mendes nuk ia dolën të shënonin golin e tretë.

Kjo ishte fitorja e dytë e PSG-së në këtë edicion të Ligue 1, duke e çuar ekipin në vendin e gjashtë me tetë pikë pas pesë xhirove. Ndërkohë, Marseille vijon ta përjetojë një fillim të vështirë sezoni dhe renditet në pozitën e 17-të me vetëm tri pikë.


Shtuar 20.09.2026 22:49

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet