Rriten denoncimet për dhunë në familje në Maqedoninë e Veriut, dhjetëra viktima ndër vite

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë të pranishme në buletinet e përditshme të policisë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti është shënuar një rritje e numrit të denoncimeve.

Të lidhura

None found

Mes njoftimeve të publikuara janë edhe rastet: “Shtatë persona arrestohen për dhunë në familje brenda 24 orëve”, “U përpoq t’i vinte flakën shtëpisë – kërcënoi gruan dhe vajzën”, “1.70 promilë alkool në gjak – sulmoi gruan” dhe “E përplasi derën me veturë, theu dritaren dhe sulmoi bashkëshorten”.

Këto janë vetëm disa prej mijëra rasteve të raportuara. Në një pjesë të tyre, konsumimi i alkoolit përmendet si një prej faktorëve që i paraprin dhunës. Megjithatë, pas çdo shifre dhe titulli qëndrojnë histori konkrete të familjeve, grave e fëmijëve, si dhe viktima që shpesh kanë jetuar për një kohë të gjatë nën kërcënim dhe frikë.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit janë evidentuar 768 vepra penale të lidhura me dhunën në familje. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër është rritur me 67 për qind.

Elena Dimushevska, nga Rrjeti Kombëtar për Parandalimin dhe Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e lidh rritjen e raportimeve me inkurajimin e grave për të denoncuar dhunën.

“Dhuna familjare çdoherë ka qenë në shtetin tonë, por siç po përmirësohen ligjet dhe bëhen kampanja për edukim dhe ngritjen e vetëdijes se dhuna nuk duhet të mbetet në shtëpi dhe se shteti ka përgjegjësi që ta mbrojë viktimën dhe fëmijët, fillon të pranohet si standard i ri në shoqërinë tonë dhe për këtë arsye numri i paraqitjeve shtohet”, deklaroi Elena Dimushevska, drejtoreshë e Rrjetit Kombëtar për Parandalimin dhe Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në trajtimin e rasteve të dhunës në familje do të angazhohen ekipe të specializuara të pajisura me kamera trupore. Sipas Dimushevskës, kjo masë mund të ketë ndikim pozitiv.

“Ajo që mund të jetë pozitive është që edhe vetë zyrtarët policorë do të fokusohen në qasjen profesionale, pasi shpesh marrim ankesa nga gratë të cilat kanë thirrur policinë që, nëse nuk është diçka serioze, dhunë fizike të dukshme, policia di të hyjë në rolin e ndërmjetësuesit dhe ta qetësojë situatën, edhe pse tani kjo rrallë ndodh, por përsëri ndodh”, tha Elena Dimushevska, drejtoreshë e Rrjetit Kombëtar për Parandalimin dhe Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga viti 2018 deri në vitin 2025 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 42 vrasje, 24 tentativa për vrasje dhe 192 raste të lëndimeve të rënda trupore në kuadër të dhunës në familje.

Ndërkohë, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë raportuar katër vrasje, një tentativë për vrasje dhe shtatë raste të lëndimeve të rënda trupore të lidhura me dhunën në familje, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk


Shtuar 20.09.2026 20:47

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet Girişsekabetholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet