Familja e Haki Imerit reagon për Specialen: Tani pritet Apeli, përmendet edhe Grenelli

Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar për zhvillimet që lidhen me Gjykatën Speciale në Hagë dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi, ajo ka pretenduar se Thaçi ishte bindur se Dhomat e Specializuara nuk do ta preknin. Familja ka kritikuar gjithashtu angazhimet politike dhe mediatike kundër kësaj gjykate.

Sipas familjes Imeri, Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet, ndaj tashmë duhet pritur vendimi i Apelit.

Familja e nisi reagimin me fjalën “Miq”, duke pretenduar se Edi Rama i kishte garantuar Hashim Thaçit se nuk do të prekej nga DHSK-ja, përkatësisht Gjykata Speciale.

Më tej, në postim thuhet se më vonë ishte sjellë edhe Richard Grenell, “me flamurin e Serbisë”, si përforcim në kundërshtimin ndaj Speciales. Sipas familjes, ai në fakt ishte faktori kryesor që nisi dhe përshpejtoi arrestimin e Hashim Thaçit.

Në fushatën e Grenellit, sipas reagimit, u përfshinë edhe shumë “politikanë” dhe “gazetarë”, të cilët sulmuan Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Familja Imeri i cilësoi këto si iluzione me të cilat u ushqyen Hashim Thaçi dhe personat që u besuan atyre.

Në reagim theksohet se Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet, njësoj siç nuk u zhbë as në vitin 2017. Familja kërkoi që të pritet Apeli, duke thënë se me “budallallëqet” që po bëhen, i gjithë kaosi po i faturohet Thaçit.

Në fund, familja deklaroi se Gjykata Speciale i përket Kosovës, ndërsa trupat e saj janë të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.


Shtuar më 20.09.2026 13:54

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber