Pas një operacioni mbi 24-orësh, ndahen me sukses binjaket e bashkuara në kokë

Një ekip mjekësor në një spital pediatrik në St. Louis të Shteteve të Bashkuara ka përfunduar me sukses një ndërhyrje tejet të ndërlikuar, duke ndarë dy binjake dyvjeçare që ishin të bashkuara në kokë.

Të lidhura

None found

Hiyab dhe Wuhbto kishin lindur në Etiopi dhe lidheshin me njëra-tjetrën në zonën e kafkës.

Ndërhyrja zgjati më shumë se 24 orë dhe përfshiu mbi 60 profesionistë, mes tyre neurokirurgë pediatrikë, kirurgë plastikë dhe specialistë të kujdesit intensiv. Sipas vlerësimeve, ky është një prej operacioneve më të rralla dhe më komplekse të kryera në kirurgjinë pediatrike.

Pas ndarjes, vajzat vazhdojnë të marrin trajtim dhe rehabilitim intensiv. Wuhbto i është nënshtruar me sukses edhe një operacioni tjetër për rindërtimin e kafkës, ndërsa Hiyab pritet ta kryejë të njëjtën ndërhyrje më vonë gjatë vjeshtës.

Binjaket u dërguan nga Etiopia në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025, pak kohë përpara se të festonin ditëlindjen e tyre të parë. Spitali thekson se bashkimi i binjakëve në kokë është jashtëzakonisht i rrallë dhe ndodh rreth një herë në 2.5 milionë lindje.


Shtuar 18.09.2026 21:43

sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetcasibom girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet