Prokuroria e Luzernit hap procedurë penale ndaj Granit Xhakës për certifikatën e vaksinimit

Prokuroria e Luzernit ka nisur një procedurë penale ndaj Granit Xhakës për një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, duke e përfshirë kapitenin e Kombëtares së Zvicrës në një hetim të autoriteteve zvicerane.

Të lidhura

None found

Dyshimet janë se Xhaka mund të ketë përdorur një dokument të falsifikuar ose një certifikatë të lëshuar në mënyrë të parregullt.

Mediumi zviceran Blick raporton se rasti ka lidhje me një mjeke në Luzern, ordinanca e së cilës u kontrollua nga policia gjatë vitit 2023. Në atë bastisje, autoritetet sekuestruan materiale që tani po analizohen si pjesë e hetimit.

Futbollisti i Sunderlandit i ka hedhur poshtë akuzat. Përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka thënë se Xhaka disponon dokumente nga mjekja, të cilat vërtetojnë se ai është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe më 11 nëntor 2022.

Hetimi i Prokurorisë së Luzernit është përqendruar pikërisht te rregullsia e këtij dokumentacioni.

Autoritetet zvicerane pritet ta marrin në pyetje 33-vjeçarin në fillim të tetorit.

Xhaka kishte dalë pozitiv me COVID-19 në shtator të vitit 2021, ndërsa çështja që lidhet me certifikatën e tij të vaksinimit është rikthyer tashmë në fokusin e autoriteteve në Zvicër.


Shtuar 18.09.2026 20:01

sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetcasibom girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet