Sopjani: Shuarja e Speciales është e mundur, por ndryshimet kushtetuese paraqesin vështirësi

Avokati Shkëlzen Sopjani ka vlerësuar se përfundimi i punës së Dhomave të Specializuara në Hagë është i mundur, por ka paralajmëruar se një hap i tillë do të kërkonte procedura të ndërlikuara, përfshirë ndërhyrje në Kushtetutë.

Të lidhura

None found

Gjatë emisionit “FIVE” në Dukagjin, ai tha se çdo ndryshim i Kushtetutës së Kosovës duhet të marrë edhe votat e dy të tretave të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.

Sopjani shpjegoi se Amendamenti 162, i miratuar posaçërisht për Dhomat e Specializuara, përcakton që edhe pas përfundimit të mandatit të tyre, qoftë përmes ligjit apo me kalimin e kohës, çështjet e pambaruara vijojnë të trajtohen nga këto dhoma. Sipas tij, pikërisht ky përcaktim mund të krijojë pengesë, pasi një çështje e tillë mund të konsiderohet ende në procedurë dhe e papërfunduar.

Ai nënvizoi se ndryshimi i statusit të Dhomave të Specializuara duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi të thelluar juridik, duke vlerësuar edhe pasojat që mund të shkaktohen në raport me faktorët ndërkombëtarë.

Avokati deklaroi gjithashtu se, sipas tij, nuk ka dyshime që aktgjykimi i fundit ka karakter tërësisht politik. Ai e lidhi atë me vendimet e mëparshme të të njëjtit gjyqtar gjatë kohës së tij në kuadër të UNMIK-ut.


Shtuar 18.09.2026 19:55

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet