Sulm i rëndë në një shkollë të Romës, nxënësi spërkat mësuesen me sprej piperi dhe e godet me mjet prerës

Një shkollë e mesme në Romë është përfshirë këtë mëngjes nga një ngjarje e rëndë, pasi një nxënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një mësuese.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ndodhi në shkollën e mesme “Giovanni Verga”. Nxënësi dyshohet se i ka hedhur mësueses sprej piper në fytyrë dhe më pas e ka goditur me një mjet prerës.

Pas telefonatës në numrin e emergjencës 112, në ambientet e shkollës shkuan karabinierët e stacionit Centocelle të Romës. Në vendngjarje u dërguan gjithashtu edhe ekipet e urgjencës.

Mësuesja mori ndihmë mjekësore dhe u transportua për trajtim. Ajo është në gjendje shoku, ndërsa informacionet e para bëjnë me dije se jeta e saj nuk rrezikohet.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e sulmit. Deri tani nuk janë bërë publike të dhëna të tjera për mënyrën si ndodhi ngjarja apo për gjendjen e nxënësit.


Shtuar më 18.09.2026 11:31

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş