Kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kuvend mbrëmjen e sotme, ndërsa në seancë po zhvillohet diskutimi për pagat e gjyqtarëve.
Ai hyri në sallën e Parlamentit në kohën kur në foltore po fliste Toni Gogu, ndërsa më pas u largua.
Të lidhura
None found
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se kreu i mazhorancës ndodhet në ambientet e brendshme të Kuvendit dhe po pret çastin kur do të hidhet në votim ligji.
Seanca plenare vijon ende, ndërsa për miratimin e rritjes së pagave, sipas propozimit të Qeverisë, nevojiten 84 vota.
