“Jo në emrin tim”, protestuesit në Prishtinë kundërshtojnë dënimet e Speciales: Tubimet do të vijojnë

Nën moton “Jo në emrin tim”, qytetarët u mblodhën të enjten në mbrëmje në Prishtinë për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestës, deklaroi se UÇK-ja ka nevojë për mbështetje dhe se ata do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje.

Të lidhura

None found

Haziri dhe folësit e tjerë që iu drejtuan pjesëmarrësve konfirmuan se tubimet nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Përmes protestave, ata kërkojnë kthimin e të dënuarve.

Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen tubimeve, duke theksuar se ato duhet të mbahen në mënyrë paqësore.

Mes pjesëmarrësve në protestën e së enjtes në mbrëmje ndodheshin edhe fëmijët e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Një ditë përpara protestës, Gjykata Speciale e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim dhe Kadri Veselin me 18 vjet. Jakup Krasniqi mori gjithashtu një dënim prej 25 vjetësh burgim, kurse Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet.

Pas shpalljes së vendimit janë paralajmëruar tubime të tjera në Kosovë. Edhe veteranët e luftës kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë të premten.


Shtuar 17.09.2026 22:52

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkbullbahisbahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis