Joao Pedro pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre javë e gjysmë, pasi ka pësuar një dëmtim në gju.
Të lidhura
None found
Sipas “ESPN Brasil”, ekzaminimet e kryera të martën evidentuan një ënjtje në gju, e cila lidhet me dëmtime në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) dhe ligamentin kolateral medial (MCL).
Pas vlerësimeve mjekësore, sulmuesit i është këshilluar të pushojë për tre javë e gjysmë. Për pasojë, ai nuk do të jetë në dispozicion të Chelseat për përballjen e së premtes kundër Brentfordit.
Për shkak të këtij dëmtimi, Joao Pedro është larguar edhe nga grumbullimi i kombëtares së Brazilit.
Gjatë pushimit ndërkombëtar, sulmuesi do të përqendrohet te rikuperimi, në përpjekje për t’u kthyer sa më shpejt në dispozicion të trajnerit të Chelseat.
