Para duelit me Teutën, Emiljano Musta zbulon arsyen e largimit nga Elbasani: Më ofruan një pagë qesharake, tifozët nuk më ofenduan

Vllaznia do të presë Teutën të premten, në takimin e javës së pestë të “Abissnet Superiore”. Në prag të përballjes me skuadrën durrsake, mbrojtësi i kuqebluve, Emiljano Musta, doli para mediave.

Të lidhura

None found

Futbollisti foli për objektivin e shkodranëve ndaj Teutës, por sqaroi edhe rrethanat që sollën largimin e tij nga Elbasani. Ai u ndal gjithashtu te ajo që ndodhi pas ndeshjes kundër verdhebluve, kur u raportua për një përplasje me tifozët.

“Jam nga Elbasani, aty kam lindur dhe jam rritur, ndërsa hapat e parë në futboll i kam hedhur në akademinë e klubit. Janë thënë shumë gjëra të pavërteta, por unë nuk kam reaguar, edhe për shkak të respektit që kam për qytetin dhe tifozërinë time. E vërteta është krejt tjetër. Në media u raportua se Musta iku nga Elbasani, por në fakt u largova, ose më saktë më larguan, pasi më paraqitën një ofertë qesharake për rinovimin. Ndonjëherë duhet parë përtej fanellës dhe qytetit, sepse jemi profesionistë dhe me këtë punë sigurojmë jetesën e familjeve tona.

Sa i përket konfliktit pas ndeshjes me Elbasanin, me sa di unë, aty nuk kishte tifozë. Ishin vetëm pjesëtarë të administratës dhe drejtues, ndaj nuk mendoj se bëhej fjalë për mbështetës të skuadrës. Sharjet dhe fyerjet nuk erdhën nga tifozët elbasanas. Natyrisht që marrëdhënia ime me qytetin është e mirë. Kam luajtur për dy vite me Elbasanin dhe më herët kam qenë gjithashtu pjesë e skuadrës së vjetër të klubit.

Kemi përjetuar sezone historike. Në vitin e parë e çuam garën deri në javën e fundit të Superligës, duke synuar kualifikimin në Europë. Në sezonin e dytë siguruam Europën dhe luftuam për titullin kampion deri në javën e fundit ndaj Vllaznisë, siç e dini të gjithë.

Jam larguar me kokën lart dhe besoj se faktet e statistikat e dëshmojnë kontributin tim. Në futboll ndodh që të duhet përballja me një skuadër të fortë për t’u zgjuar dhe për të reaguar. Vllaznia e ka potencialin që ndaj çdo kundërshtari të shfaqë versionin më të mirë dhe të marrë maksimumin.

Skuadra përbëhet nga futbollistë me përvojë dhe kemi shumë pak të rinj. Këta lojtarë kanë dëshmuar se mund ta fitojnë titullin kampion dhe kanë treguar më të mirën e tyre në Superligë. Teutën e respektojmë, pasi është një ekip shumë i mirë, ku është investuar dhe që drejtohet nga një trajner mjaft i mirë. Megjithatë, ne do të hyjmë në fushë për të fituar”, deklaroi Musta.


Shtuar 17.09.2026 13:37

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis