Studentë nga Kosova marshuan sot në mesditë nga Biblioteka Kombëtare deri në sheshin Skenderbeu, për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.
Të lidhura
None found
Përfaqësuesi i studentëve, Ilir Cani, kërkoi që tubimi të zhvillohej në mënyrë paqësore dhe pa revoltë nga të rinjtë.
Sipas tij, protesta u organizua për të përkrahur krerët e UÇK-së dhe u nxit nga vendimi që ai e cilësoi të padrejtë, i marrë një ditë më parë në Hagë.
Gjatë gjithë itinerarit, nga Biblioteka Kombëtare deri në sheshin Skenderbeu, pjesëmarrësit brohoritën në mbështetje të UÇK-së dhe thirrën emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në momente të ndryshme të marshimit u kënduan edhe këngë me motive patriotike.
Protestës së studentëve iu bashkua gjithashtu një grup i vogël qytetarësh.
