Përfiton qindra milionë dollarë, largohet pronari i gjigantëve të Premier Ligë (SHIFRA)

Çelsi ka njoftuar zyrtarisht se “Clearlake” blen aksionet e Tod Boehly. Në të njëjtën kohë do të blihen edhe aksionet e Mark Ualter, duke bërë që të ketë kontrollin e plotë në klubin anglez.

Ishte viti 2022, kur Tod Boehly dhe “Clearlake” u bashkuan për të udhëhequr Çelsin. Boehly tha fjalën e tij pas largimit.

Të lidhura

None found

“Ka qenë nder të shërbeja si kryetar i Çelsit. Dëshiroj të falenderoj shumë njerëz që ndihmuan në sigurimin e një të ardhmeje të ndritur për klubin, përfshirë Premier Ligën, trajnerët dhe lojtarët, drejtuesit dhe stafin e talentuar të Çelsit, si dhe tifozët e shumtë e të përkushtuar.

E kam vlerësuar partneritetin tim me Clearlake dhe grupin më të gjerë të pronarëve, si dhe vendimet e përbashkëta e investimet që kemi bërë për të mbështetur suksesin afatshkurtër dhe afatgjatë të klubit. Jam i bindur se Çelsin është në një pozicion të mirë për sukses të vazhdueshëm nën udhëheqjen e Clearlake”, u shpreh Boehly.

Vetë Boehly, raportohet se ka fituar rreth 635 milionë dollarë nga ky operacion. Të njëjtën shumë që ka përfituar edhe Ualter.


Shtuar 17.09.2026 11:03

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis