Liverpooli e ka eliminuar Tottenhamin nga EFL Cup, pasi triumfoi 3-1 në një ndeshje të luftuar dhe siguroi një vend në 1/8 e finales.
Të lidhura
None found
Tottenhami e pati nisjen më të mirë të takimit, me Lucas Bergvall që krijoi një rast të favorshëm, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Epërsia megjithatë i takoi Liverpoolit, i cili kaloi në avantazh në minutën e 21-të falë Alexis Mac Allisterit.
Skuadra vendase e thelloi diferencën në pjesën e dytë. Cody Gakpo shënoi për 2-0 në minutën e 54-t pas asistimit të Mac Allisterit.
Tottenhami arriti të reagojë vetëm me golin e Conor Gallagherit, i cili në minutën e 69-të ngushtoi rezultatin.
Liverpooli pati mundësinë ta mbyllte ndeshjen më herët, por Dominik Szoboszlai nuk e shfrytëzoi penalltinë e fituar.
Megjithatë, mesfushori hungarez u rikthye te goli në minutën e 90+3′, duke vendosur rezultatin përfundimtar dhe duke konfirmuar kualifikimin e Liverpoolit.
Pas këtij triumfi, Liverpooli vazhdon rrugëtimin në rrethin tjetër, ndërsa kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë së shpejti.
