Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është mbledhur sot për të shqyrtuar zhvillimet politike në vend, forcimin e organizimit të partisë dhe procesin gjyqësor në Hagë.
Të lidhura
None found
Gjatë mbledhjes, anëtarët kanë miratuar raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe ritmin e ri të konsolidimit të strukturave partiake.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua vendimit që pritet të shpallet nesër në Hagë për katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
AAK deklaroi se mbetet plotësisht dhe palëkundshëm e bindur në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së.
“Aleanca vlerëson se pastërtia e luftës sonë për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht”, thuhet në qëndrimin e Këshillit të Përgjithshëm.
Partia ka shprehur pritshmërinë që Gjykata Speciale të japë një vendim lirues për katër udhëheqësit e UÇK-së, duke nënvizuar besimin te drejtësia dhe pafajësia e tyre.
