VV-ja reagon për tërheqjen e Bekim Sejdiut: Marrëveshja u arrit, por procesi u pengua

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për vendimin e profesorit Bekim Sejdiu për t’u tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës. Sipas VV-së, Sejdiu ishte kandidati i përbashkët i dalë nga marrëveshja politike mes saj dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi në Facebook, VV-ja ka fajësuar një pjesë të deputetëve të LDK-së, si dhe PDK-në e Aleancën, për pamundësimin e procesit të zgjedhjes së presidentit. Sipas saj, pas disa muajsh dialog dhe kompromisesh, marrëveshja u arrit dhe kandidatura u përcaktua, por në momentin kur ajo duhej të votohej në Kuvend, procesi u bllokua.

Partia ka vlerësuar se qëndrimi kundër i disa deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së miratuar edhe nga subjekti i tyre, si dhe vendimi i PDK-së dhe Aleancës për të mos marrë pjesë në proces, krijuan rrethanat që e bënë të pamundur zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

VV-ja ka theksuar se mospjesëmarrja në votim, kur përdoret për ta penguar zhvillimin e procesit, nuk përbën thjesht një qëndrim politik ndaj një kandidati, por bllokim të vetë procedurës kushtetuese dhe rrezik për përsëritjen e zgjedhjeve.

Sipas reagimit, marrëveshja politike kishte krijuar mundësinë që Kosova të shmangte një periudhë të re pasigurie institucionale dhe që çështja e presidentit të përmbyllej në Kuvend. Megjithatë, pas arritjes së saj, ajo u kundërshtua dhe u pengua.

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se i qëndroi marrëveshjes dhe kandidatit të përbashkët deri në fund. Ajo ka falënderuar Bekim Sejdiun për gatishmërinë për t’i shërbyer Republikës dhe për dinjitetin e treguar përgjatë këtij procesi.

“Për muaj me radhë u kërkua dialog, kompromis dhe marrëveshje. Dialogu u zhvillua, kompromisi u arrit, marrëveshja u përfundua dhe kandidati i përbashkët u gjet. Kur erdhi momenti që Kuvendi ta votonte marrëveshjen, nisi pengimi i saj”, thuhet në reagimin e VV-së.

Partia ka shtuar se Kosova e kishte marrëveshjen dhe kandidatin e përbashkët, si dhe mundësinë që presidenti të zgjidhej në Kuvend, por procesi u bllokua sërish. Në këto rrethana, Bekim Sejdiu vendosi të tërhiqej nga gara.


Shtuar 14.09.2026 22:36

sultanbeyli escortparla iptvjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom