Valon Prebreza shkarkon drejtorin e Pronës pas arrestimit të tij

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka vendosur ta shkarkojë nga detyra drejtorin e Pronës, Gëzim Zogiani, i cili ishte arrestuar pak ditë më parë gjatë një aksioni të organeve të rendit.

Përmes një njoftimi në Facebook, Prebreza bëri të ditur se vendimi për lirimin e Zogianit nga detyra po publikohet në kuadër të zotimit të tij për një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe të vendosur përballë çdo dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të lidhura

None found

Kryetari i Fushë Kosovës theksoi se shkarkimi nuk nënkupton paragjykim të përgjegjësisë penale të ish-drejtorit. Sipas tij, përcaktimi i fajësisë i takon vetëm institucioneve kompetente të drejtësisë, puna e të cilave, siç tha, respektohet plotësisht.

Prebreza deklaroi gjithashtu se Komuna e Fushë Kosovës do të vijojë bashkëpunimin pa rezerva me Prokurorinë dhe çdo institucion tjetër përgjegjës, me qëllim që çështja të zbardhet në tërësi.

Ai shtoi se në këtë komunë nuk do të ketë mbrojtje politike për asnjë person, pozitë apo interes, ndërsa ligji dhe besimi i qytetarëve do të qëndrojnë mbi çdo vendim. “Llogaridhënia fillon me veprime konkrete. Fjala e dhënë qytetarëve do të mbahet”, shkroi Prebreza.


Shtuar 14.09.2026 12:09

sultanbeyli escortiptvstarzbetcratosroyalbetjojobetromabetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisroyalbetgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişsahabetligobetcasinofaststarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriJojobetJojobetroketbetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis GirişsekabetBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus