Sadiku akuzon LVV-në për bllokim institucional: Po synojnë zgjedhjet e 27 dhjetorit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të mbështetur kandidatët e partive opozitare për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Ai ka deklaruar se veprimet e LVV-së po e mbajnë të bllokuar procesin institucional me synimin që Kosova të rikthehet në zgjedhje gjatë dimrit, konkretisht më 27 dhjetor.

“Tash vendosi VV me i votu nënkryetarët e partive tjera. Qysh kam thënë tash e dy muaj, këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje në dimër”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Sipas deputetit të LDK-së, vendimi i marrë sot për nënkryetarët lidhet drejtpërdrejt me përpjekjen për të arritur te data e përmendur e zgjedhjeve.

“Datën që e kanë përmendur, 27 dhjetorin, e kanë përcaktu me vendimin e sotëm. 60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori”, ka deklaruar ai.

Sadiku e ka akuzuar partinë në pushtet se po e vonon konstituimin e Kuvendit dhe se po e shfrytëzon këtë situatë për interesa partiake.

“Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për me mbërri te data që e kanë planifiku”, ka shkruar ai.

Ai ka kritikuar LVV-në edhe për raportin e saj me Kushtetutën dhe për ndikimin që, sipas tij, ka në stabilitetin institucional.

“Parti që e shkel Kushtetutën tri herë vetëm për me mbërri te një datë zgjedhjesh. Parti që nuk e don stabilitetin. E don kaosin”, ka thënë Sadiku.

Në përfundim, deputeti i LDK-së ka paralajmëruar se LVV-ja mund të përballet me pasoja politike për këto veprime.

“Keni me marrë fund politikisht. Populli nuk ka me jua harru këto lojëra me shtetin”, ka përfunduar ai.


Shtuar 13.09.2026 08:07

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis