Ramadani: LVV-ja po e mban peng konstituimin e Kuvendit për të kalkuluar zgjedhjet

Deputeti i AAK-së, Burim R. Ramadani, ka reaguar ndaj qëndrimit të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar këtë subjekt se po e bllokon funksionimin e shtetit për interesa politike dhe për përgatitjen e zgjedhjeve të reja.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe LVV-ja synojnë që Kuvendi të mos konstituohet deri më 13 shtator. Sipas tij, nga kjo datë, e cila është nesër, do të fillonte të llogaritej afati për zgjedhjen e presidentit.

“Krejt kjo është lojë e VV me shtetin!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka sqaruar se nga 13 shtatori nis periudha 60-ditore për zgjedhjen e presidentit, e cila përfundon më 13 nëntor.

Ramadani ka vlerësuar se pas skadimit të këtij afati mund të shpallen zgjedhjet e reja, ndërsa afati për këtë proces do të zgjaste deri më 27 dhjetor.

LVV-ja ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka vendosur t’i votojë Çitakun dhe Shalën për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

“Kurtit e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 dite, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbrrin afati më 27 dhjetor”, ka deklaruar ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se një skenar të tillë e kishte paralajmëruar kohë më parë.

“Kështu ju kemi thënë tash e sa kohë. Ua kemi lexuar skenarin në xhep”, ka shkruar Ramadani.

Në përfundim të reagimit, ai ka paralajmëruar se LVV-ja do të zhgënjehet në zgjedhjet që, sipas tij, po përpiqet t’i kalkulojë.

“Por, MOS HARRONI: VV do të dëshpërohet keq nga zgjedhjet që i kanë kalkuluar vet!”, ka përfunduar Ramadani.


Shtuar 13.09.2026 08:06

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis