AC Milani reagoi pas disavantazhit të dyfishtë dhe siguroi një pikë në përballjen jashtë fushe kundër Lazios.
Të lidhura
None found
Skuadra kuqezi e nisi pjesën e dytë me dy gola pas, por këmbëngulja e saj solli një fund me rezultatin 202.
Lazio e zhbllokoi takimin pas vetëm 10 minutash, kur Matteo Cancellieri dërgoi topin në rrjetë.
Epërsia e vendasve u thellua në minutën e 39-të. Tijjani Noslin shfrytëzoi një gabim amator të mbrojtjes së Milanit dhe realizoi golin e dytë.
Pas pushimit, Milani u shfaq krejt ndryshe dhe nisi përmbysjen. Protagonisti kryesor ishte Diego Moreira, i cili ishte kritikuar shumë pas ndeshjes me Juventusin.
Mesfushori shënoi dy supergola brenda dy minutash, në minutat 65’ dhe 67’, duke vendosur baraspeshën dhe duke i dhuruar Milanit një pikë.
Pas këtij rezultati, Lazio mbetet në krye të renditjes me 10 pikë, ndërsa Milani renditet i katërti me tetë pikë.
