Granit Xhaka ka rrëfyer për herë të parë prapaskenat e interesimit të Chelseat për ta afruar gjatë afatit kalimtar të verës. Klubi londinez e shihte mesfushorin veteran si një përforcim të rëndësishëm për t’i shtuar eksperiencë dhe autoritet një skuadre të përbërë kryesisht nga futbollistë të rinj, por ai zgjodhi të vazhdojë te Sunderlandi.
Të lidhura
None found
Chelsea po kërkonte me intensitet lojtarë me përvojë për të krijuar ekuilibër në ekipin e saj dhe Xhaka u bë një prej objektivave më befasues të drejtuesve të “Bluve”.
Futbollisti 33-vjeçar i përfaqësueses së Zvicrës ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme ringritjeje pas largimit nga Arsenali. Për këtë arsye, në Londër ai u konsiderua si një zgjidhje ideale për repartin e mesfushës.
Megjithëse mundësia për t’u kthyer në Londër dhe për të luajtur me fanellën e Chelseat ishte joshëse, Xhaka vendosi t’i qëndrojë besnik projektit të Sunderlandit.
Që prej mbërritjes së tij, ndikimi i mesfushorit te Sunderlandi ka qenë i madh. Pasi mori shiritin e kapitenit, ai e udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit në Ligën e Evropës në sezonin e parë, ndërsa regjistroi 34 paraqitje në Ligën Premier dhe u shndërrua në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Xhaka nënvizoi se kalimi te Sunderlandi në vitin 2025 ishte menduar si pjesë e një projekti afatgjatë dhe jo si një ndalesë e përkohshme në karrierën e tij.
“Kur nënshkrova kontratën këtu, kishte një plan pas gjithë kësaj. Plani ishte t’i përmbaheshim këtij projekti, të besonim në të dhe të punonim për të”, u shpreh Xhaka.
Ai shtoi se këtë bindje ia kishte bërë të qartë edhe pronarit të klubit që në bisedën e parë. “Kur fola me pronarin e Sunderlandit, i thashë që në fillim se nuk e kam ndjesinë që ky projekt ka përfunduar ende dhe kjo është motivimi im”, deklaroi Xhaka. //
