Dosja Balluku, Bardhi kërkon ndërhyrjen e SPAK: Kuvendi duhet të japë autorizim, jo standarde të dyfishta

Gjatë një interviste në emisionin, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së  Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje SPAK që t’i drejtohet sërish Kuvendit për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas tij, rëndimi i pozitës penale të Ballukut duhet të pasohet nga kërkesa për vendosjen e një mase më të ashpër sigurie.

Të lidhura

None found

pretendoi se Prokuroria e Posaçme po vepron me “standard të dyfishtë”. Ai rikujtoi se në mars Kuvendi rrëzoi kërkesën e parë të SPAK për të autorizuar arrestimin e Ballukut.

Bardhi deklaroi se SPAK duhej ta kishte paraqitur kërkesën për imunitetin e saj, në përputhje me standardin e vendosur nga vetë Prokuroria e Posaçme.

Sipas tij, drejtuesi i ri i institucionit ka pohuar se standardi ligjor kërkon rëndimin e masës së sigurimit kur rëndohen akuzat, por në këtë rast kjo nuk po zbatohet.

Ai tha se Kuvendi nuk ka marrë ende një kërkesë nga SPAK për imunitetin e Ballukut, ndonëse, sipas vlerësimit të tij, kjo duhej të kishte ndodhur në qershor, dje ose sot.

Bardhi shtoi se nuk mund të parashikojë se kur Prokuroria do të veprojë për zbatimin e ligjit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh se mund të evidentojë standardin e shpallur publikisht nga vetë Prokuroria dhe trajtimin e ndryshëm që, sipas tij, po u bëhet zyrtarëve të tjerë të lartë.

Ai tha se do të tërhiqej nga ky qëndrim nëse do të gjendej një rast i dytë me të njëjtën rëndësi si ai i Ballukut. Sipas Bardhit, zyrtarët e tjerë ndodhen në burg, ndërsa Balluku vazhdon të lëvizë e lirë, ç`ka, në vlerësimin e tij, tregon se SPAK po e trajton bashkëpunëtoren e Ramës në mënyrë favorizuese, ndryshe nga ligji dhe nga personat e tjerë.

Bardhi pretendoi gjithashtu se Rama e shfrytëzon çështjen Balluku sa herë përballet me vështirësi.

Sipas tij, kur nisën protestat, Prokuroria njoftoi sekuestrimin e një vile të Ballukut dhe bëri publike akuzat. Ai shtoi se në shtator, zhvillimi lidhur me një vilë tjetër erdhi 24 ose 48 orë, pasi Ahmetaj publikoi dëgjime për armët. Dy ditë më pas, sipas Bardhit, Prokuroria nxori nga sirtari një tjetër vilë të Ballukut.

Në përfundim, Bardhi tha se krijohet përshtypja se kjo dosje po shfrytëzohet për të mbuluar çdo skandal të dalë nga qershori e në vazhdim. Ai paralajmëroi zhvillime gjatë ditëve të ardhshme, të cilat, sipas tij, do ta bëjnë më të dukshëm sistemin korruptiv.

Bardhi shtoi se nuk do të ishte e pazakontë që SPAK të ndërmerrte një tjetër veprim në dosjen Balluku, duke përmendur si mundësi një vilë tjetër ose paraqitjen e kërkesës në Kuvend.


Shtuar 11.09.2026 12:32

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş