KGJK shqyrton raportet gjashtëmujore të gjykatave dhe kërkon efikasitet më të lartë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka analizuar rezultatet e punës së gjykatave për tremujorin e dytë dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes së 372-të të KGJK-së, drejtuesit e gjykatave raportuan për aktivitetin e zhvilluar nga prilli deri në qershor. Në këtë kuadër u prezantuan edhe të dhënat për punën e Departamenteve Speciale të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Raportet përfshijnë informacione mbi numrin e lëndëve të pranuara dhe të përfunduara, shkallën e efikasitetit të gjykatave, regjistrimin e rasteve në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), si dhe nivelin e transparencës e komunikimit me publikun, njoftoi KGJK-ja.

“Raportet përmbajnë të dhëna të ndryshme lidhur me performancën e gjykatave në përfundimin e rasteve gjyqësore”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Raportimet u bënë nga përfaqësuesit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe gjykatave themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan e Gjakovë. Raportoi gjithashtu edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Administrative.

Pas përfundimit të prezantimeve, anëtarët e KGJK-së i miratuan të gjitha raportet e punës për periudhën përkatëse.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, shprehu falënderim për kryetarët e gjykatave dhe u bëri thirrje për angazhim më të madh në përmirësimin e efikasitetit.

“Është e nevojshme një angazhim i shtuar me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së gjykatave”, deklaroi Thaqi.

Mbledhja përfshiu edhe miratimin e rekomandimeve të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të KGJK-së nr. 23/2026, të datës 16 janar 2026.


Shtuar 10.09.2026 13:33

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis