Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.
Një javë më parë, avokatët kërkuan zhvillimin e takimit më 10 shtator, që Veliaj të firmoste aplikimin për dërgimin e çështjes së arrestit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Të lidhura
None found
Tani, aplikimi në Strasburg pritet të realizohet pa takimin e programuar me avokatët.
Veliaj kërkon të çojë çështjen e arrestimit të tij në Strasburg, pas betejave t fituara në Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë që kryebashkiaku ndodhet në qeli që prej shkurtit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij, SPAK ka ngritur akuza për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të paligjshme në qeli.
