Studiues kinezë: Gjermania po sakrifikon autonominë e politikës së jashtme

Një raport i ri nga Universiteti Tongji hedh dyshime mbi aftësinë e Berlinit për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur. Sipas analistëve kinezë, vendimi i Gjermanisë për t’u rreshtuar fort pas kursit të SHBA-së po e zhvesh atë nga pavarësia e saj vendimmarrëse.

Të lidhura

None found

Institucioni i themeluar në vitin 1907 nga mjeku detar gjerman Erich Paulun si “Shkolla Gjermane e Mjekësisë për Kinezët në Shangai” shërben sot si qendra kryesore e Kinës për studime mbi Gjermaninë. Asokohe, Paulun nuk e parashikonte dot që pas më shumë se një shekulli, shkolla e tij do të shndërrohej në një nga universitetet më prestigjioze të vendit, duke mbajtur emrin “Tongji”, që simbolizon kalimin e përbashkët të një lumi.

Çdo vit, universiteti publikon një raport që synon të masë nëse të dy vendet ende mund të arrijnë së bashku një breg të ri. Por, në fjalët e Wu Huiping, profesoreshë dhe zv/drejtoreshë e Qendrës për Studime Gjermane, në këtë periudhë trazirash globale, lidhjet dypalëshe po përballen me një valë pasigurish dhe me dallime të thella strukturore.

Një peizazh politik i copëtuar

Raporti titullohet “Riorientim Strategjik”, një përpjekje për të kuptuar zhvillimet në Gjermani dhe përgjigjen e Kinës ndaj tyre. Yang Xiepu, pedagoge në Akademinë Kineze të Shkencave Shoqërore, thekson se copëzimi dhe polarizimi i spektrit politik gjerman po minojnë qeverisjen e koalicionit të madh midis CDU-së dhe SPD-së.

Ajo argumenton se qendra tradicionale është dobësuar teksa forcat populiste, në të djathtë dhe në të majtë ekstreme, po fitojnë terren. Kjo ka sjellë si pasojë një dobësi të vazhdueshme ekonomike, rënie të konkurrueshmërisë industriale dhe një krizë të besimit të konsumatorit.

Pavarësisht se duket logjike që Berlini të forcojë lidhjet tregtare me Kinën, ekonomia e dytë më e madhe botërore, Yang vëren se qeveria nuk po i jep përparësi dimensionit ekonomik në politikën e saj kineze. Përkundrazi, po kërkon një “ekuilibrim të ri mes sigurisë, vlerave dhe interesave ekonomike”.

Ndikimi i padukshëm i SHBA-së
Në vitin 2023, qeveria federale miratoi një strategji të gjerë për Kinën që përputhej me objektivat e BE-së. Dokumenti përkufizonte Kinën si “partner, konkurrent dhe rival sistemik”. Sipas asaj strategjie, synohej angazhimi me Kinën “pa vënë në rrezik mënyrën e jetesës liberale dhe demokratike të Gjermanisë, sovranitetin tonë, prosperitetin tonë, si dhe sigurinë tonë dhe aleancat tona me të tjerët”, kishte deklaruar ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

Megjithatë, Kina preferon të shihet kryesisht si “partnere” në atë treshe dhe qorton mungesën e autonomisë politike të Berlinit. Yang pranon se aleanca transatlantike mbetet “një gur themel i politikës së jashtme dhe të sigurisë gjermane”. Ajo shton se faktori amerikan përbën një variabël të jashtme vendimtare që formëson marrëdhëniet e Kinës me Gjermaninë, si edhe me Evropën në tërësi.

Në kuadrin e rivalitetit të fuqive të mëdha, “Shtetet e Bashkuara vazhdimisht u bëjnë presion aleatëve për të ashpërsuar kufizimet ndaj Kinës në fushat e teknologjisë, zinxhirëve të furnizimit dhe sigurisë”.

Prania detare gjermane shihet me sy kritik
Për herë të parë, raporti i këtij viti përfshin një kapitull më vete për “sigurinë”. Redaktori Wu shpjegon se qëllimi është të paraqesë pikëpamjen e Kinës mbi zhvillimet e ardhshme.

Një pjesë e madhe e publikut gjerman akuzon Kinën se po ndihmon Rusinë në luftën kundër Ukrainës. Kina kundërshton duke theksuar se nuk i ka dërguar armë vdekjeprurëse asnjërës palë dhe se mban kontroll rigoroz mbi mallrat me përdorim të dyfishtë, pra ato që mund të kenë funksion civil dhe ushtarak.

Zheng Chunrong, profesor dhe drejtues i Qendrës për Studime Gjermane në Universitetin Tongji, sqaron: “Qasja gjermane nuk kërkon thjesht ta vendosë Kinën në një pozitë të vështirë me pritshmëri të pabaza, por edhe t’i atribuojë fajin Kinës duke e ngarkuar me përgjegjësinë për zgjidhjen e konfliktit ruso-ukrainas”.

Angazhimi në rritje ushtarak i Gjermanisë në rajonin Indo-Paqësor është një tjetër pikë e ndjeshme. Në gusht të vitit 2021, fregata “Bayern” kaloi në Detin e Kinës së Jugut për të konfirmuar lirinë e lundrimit dhe rendin ligjor detar. Në vitin 2024, fregata “Baden-Württemberg” lundroi përmes Ngushticës së kontestuar të Tajvanit, të cilën Pekini e konsideron ujëra të brendshme që ndajnë Kinën nga një rajon separatist.

“Nga këndvështrimi kinez, angazhimi i shtuar i Gjermanisë në rajonin Indo-Paqësor nuk ndodh vetëm për shkak të rëndësisë politike dhe ekonomike të zonës,” thotë Zheng, “por përfaqëson edhe një përshtatje me strategjinë Indo-Paqësore të SHBA-së”. Kina thekson se marrëdhëniet e saj me Gjermaninë nuk synojnë palë të treta dhe as nuk i nënshtrohen ndikimit të tyre. “Të dy vendet nuk duhet t’i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre kryesisht brenda kornizës së një lufte për pushtet me SHBA-në,” rekomandon eksperti Zheng.

/dw


Shtuar 10.09.2026 09:45

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetsekabetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabet