Tre persona kanë mbetur të vrarë pasi forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara goditën një tjetër mjet lundrues që dyshohej se ishte i përfshirë në trafikun e drogës në Detin e Karaibeve.
Të lidhura
None found
Njoftimin e bëri Komanda Jugore e SHBA-së (Southcom), e cila sqaroi se operacioni u zhvillua më 9 shtator nga Task Forca e Përbashkët e Hemisferës Perëndimore.
Sipas Southcom, bëhej fjalë për një anije të shpejtë, ndërsa të dhënat e shërbimeve inteligjente kishin vërtetuar përfshirjen aktive të saj në kontrabandën e lëndëve narkotike.
“Operacioni vrau tre narkoterroristë”, deklaroi Komanda Jugore. Autoritetet amerikane thanë se anija po lundronte përgjatë “korridoreve të njohura të trafikut të narkotikëve në Karaibe”.
Ky veprim është i radhës në serinë e operacioneve të SHBA-së kundër mjeteve detare të dyshuara për transport droge në rajonin e Karaibeve.
