Demirovic shënon tre herë, Stuttgart triumfon ndaj Vikingut në Ligën e Kampionëve

Ermedin Demirovic ishte protagonisti kryesor i suksesit 3-1 të Stuttgartit kundër Vikingut në Ligën e Kampionëve.

Bomberi boshnjak realizoi të gjitha golat e skuadrës gjermane, duke siguruar një het-trik në një ndeshje të dominuar në pjesën më të madhe nga Stuttgarti.

Të lidhura

None found

Goli i parë erdhi në minutën e 20-të, kur Demirovic përfitoi nga asistimi i Angelo Stillerit dhe shënoi me një volej spektakolar.

Vikingu reagoi vetëm dy minuta më vonë, duke barazuar rezultatin përmes Zlatko Tripicit. Megjithatë, Demirovic riktheu avantazhin e Stuttgartit në minutën e 26-të, me një goditje të fuqishme që e çoi rezultatin në 2-1.

Sulmuesi boshnjak vulosi het-trikun në minutën e 32-të. Pas asistimit të Deniz Undavit, ai goditi menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 3-1.

Me tre golat e tij, Demirovic i dha Stuttgartit një fitore të rëndësishme ndaj Vikingut dhe u bë lojtari i parë i klubit gjerman që realizon një het-trik në Ligën e Kampionëve.


Shtuar më 9.09.2026 20:49

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber