Një 32-vjeçar nga Kërçova, i identifikuar si D.S., u arrestua nga forcat e policisë së stacionit të Kërçovës më 9 shtator 2026, rreth orës 03:10 të mëngjesit. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të drejtimit të pakujdesshëm të mjetit motorik, e parashikuar nga neni 297-a i Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve, i riu ishte në timon të një veture “Volkswagen Golf” me targa vendase, kur në rrethrrotullimin e rrugës “Boris Kidriç” humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e betonit, duke përfunduar jashtë karrexhatës.
Gjatë procedurave të menaxhimit të aksidentit, autoritetet zbuluan se D.S. po e drejtonte makinën pavarësisht se ndaj tij ishte në fuqi një masë ndalimi aktiv për patentën e kategorisë B. Përveç kësaj, ai nuk pranoi t’i nënshtrohej testimit për alkool. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, me udhëzimin e prokurorit publik, makina u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj 32-vjeçarit do të ngrihet aktakuza përkatëse.
