Tifozët e Crvena zvezdës sulmojnë Mirlind Dakun pas transferimit te Spartaku i Moskës

Kalimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazan te Spartaku i Moskës ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Sipas mediumit rus “Hoboctn”, një episod i tillë u shënua gjatë përballjes mes Crvezna zvezda (Ylli i Kuq) dhe Partizanit të Beogradit, e zhvilluar më 6 shtator dhe e mbyllur me rezultatin 2-1 për skuadrën vendëse.

Në sektorin e ultrasve të ekipit vendas u shfaq një banderolë ku përmendej sulmuesi i Kombëtares shqiptare. “Një shqiptar në klub, një turp për Spartakun e Moskës”, ishte mesazhi i tifozëve të Crvena zvezdas, i përshtatur nga serbishtja në shqip.

Të lidhura

None found

Pavarësisht polemikave jashtë fushës, Daku e ka nisur në mënyrë mbresëlënëse aventurën e tij të re. Në fanellën e Spartakut, ai ka regjistruar 2 asiste dhe një gol, ndërsa edhe te Rubin Kazan e kishte filluar sezonin me ritëm të lartë, duke shënuar 3 gola.

Transferimi i sulmuesit nga Rubin Kazan te klubi moskovit u realizua për shumën e 11 milionë eurove. Përballë kundërshtimeve, shqiptari ka zgjedhur të mos reagojë dhe të përqendrohet te objektivat e Spartakut.


Shtuar 9.09.2026 10:13

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis giriş