Ardian Ismajli ka ndërruar skuadër këtë merkato, por jo kampionatin. Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Specia për të firmosur me ekipin e Empolit.
24-vjeçari spikati që në sezonin e tij të parë ne Serie A e sidomos në përballjet me të mëdhatë e Italisë, duke dhënë ndihmën e tij për të siguruar mbijetesën.
Empoli ka zyrtarizuar sot afrimin e tij më të ri në merkato, duke prezantuar Ismajlin për të gjithë tifozët.
Në radhët e skuadrës italiane, mbrojtësi kuqezi do të gjejë edhe një bashkëkombas të tij. Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, i cili është një nga elementet kyçe të këtij ekipi.
???? #WelcomeArdianIsmajil pic.twitter.com/RCBWHA2oYF
— Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) August 9, 2021