Revista France Football ka bërë publike 10 emrat që konkurrojnë për çmimin “Young Talent of the Year”, i njohur edhe si “Talenti i Vitit”, që u akordohet futbollistëve të rinj më premtues në arenën botërore.
Lamine Yamal është një nga emrat kryesorë të kësaj liste. Talenti spanjoll shihet si një prej lojtarëve më të veçantë të gjeneratës së tij dhe renditet mes favoritëve për të triumfuar në këtë vlerësim.
Të lidhura
None found
Në mesin e kandidatëve është edhe Pau Cubarsi, bashkëlojtari i Yamal te Barcelona. Lista përfshin gjithashtu Karim Alajbegovic, Ayoub Bouaddi dhe Yan Diomande.
Pjesë e 10 nominimeve janë edhe Lennart Karl, Eli Junior Kroupi, Johan Manzambi, Ibrahim Maza dhe Warren Zaire-Emery, të cilët kanë shënuar përparim të rëndësishëm gjatë sezonit të fundit.
Përzgjedhja e këtyre futbollistëve pasqyron potencialin e madh të brezit të ri në futbollin evropian dhe atë botëror. Disa prej tyre tashmë kanë fituar një rol të rëndësishëm në skuadrat ku aktivizohen.
Fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë të ri të vitit do të dalë nga kjo listë me 10 kandidatë.
