Papa Francesku është kërcënuar me tre fishekë.
Një zarf me tre fishekë ishte nisur për Papa Françeskun dhe u konfiskua nga Policia në zyrën postare të Milanos, ku edhe u zbulua se brenda saj kishte tre plumba.
Emri i dërguesit nuk ishte në zarf, por e vetmja gjë që dihet është se vendi i dërgimit të pakos është nga Franca.
Mbi zarf shkruhej: Papa – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë. Pa asnjë të dhënë tjetër që mund të dërgojë tek dërguesi që kërkon të eliminojë Atin e Shenjtë. /albeu.com/